Shega
AL EN MK
image

Rreth
projektit

E ardhmja është këtu në shtëpi

Shega Residence është më shumë se një vendbanim; është një investim në një jetë të qetë dhe të rehatshme. Me 25 shtëpi të projektuara me kujdes dhe dy objekte me 24 banesa, ky kompleks modern në Tetovë ofron gjithçka që kërkoni për të ndërtuar të ardhmen tuaj. Pajisje moderne, materiale të cilësisë së lartë, dhe një komunitet i harmonishëm me fqinjë të mirë, të gjitha së bashku për t'ju dhënë një ndjesi të vërtetë të shtëpisë.

Shega Residence është krijuar me vëmendje ndaj trendeve bashkëkohore në arkitekturën e ndërtesave rezidenciale, duke u fokusuar në komoditetin e banorëve dhe harmoninë me mjedisin. Në bashkëpunim me arkitektë me përvojë, çdo hapësirë është menduar me kujdes për të pasur një funksion të qartë.

12
Shtëpi tip A1
09
Shtëpi tip A2
04
Shtëpi tip B
24
Banesa
image

Parku
dhe rrugët

Shega Residence ofron hapësira të gjelbra të vendosura me kujdes, me parqe dhe zona rekreative që krijojnë një ambient të qetë dhe relaksues për të gjithë banorët. Rrugët brenda rezidencës janë të dizajnuara me kujdes, duke ofruar qarkullim të sigurt dhe të organizuar për këmbësorët dhe automjetet. Sistemi i rrugëve përfshin ndriçim publik dhe shenja orientuese për të garantuar qetësinë dhe sigurinë e banorëve.

image

Mirëmbajta
dhe siguria

Shega Residence siguron mirëmbajtje të rregullt dhe profesionale për të gjitha hapësirat e përbashkëta, përfshirë parqet, rrugët dhe objektet rezidenciale. Ekipi i dedikuar për mirëmbajtje kujdeset që çdo aspekt i rezidencës të jetë në gjendje të shkëlqyer, ndërsa sistemi i sigurisë i përparuar ofron monitorim 24/7 dhe akses të kontrolluar për të garantuar sigurinë e plotë të banorëve.

image

Ujërat fekale
dhe atmosferike

Lagja ka një sistem të mirë të organizuar për menaxhimin e ujërave të ndryshme:

  • Kanalizimi Fekal: Lagja është e lidhur me sistemin e kanalizimit fekal të qytetit, duke siguruar një menaxhim efikas të ujërave të ndotura dhe shmangur probleme të mundshme me mbushjen e kanalizimeve.
  • Ujrat Atmosferike: Ujërat atmosferikë janë të sistemuara në infrastrukturën e qytetit. Lagja ka gypa nëntokë që ndihmojnë për të evituar grumbullimin e ujërave në sipërfaqe dhe sigurojnë një kullim efikas.

image

Hidrante

Në lagje janë instaluar hidrante në disa pika për pastrim dhe mbrojtje kundër zjarrit, duke siguruar mjete të nevojshme për të adresuar emergjencat e mundshme.

image

Kapaciteti i
rrjetit elektrik

Për të përmbushur nevojat e energjisë elektrike të lagjes, është investuar në një trafostacion të veçantë që garanton furnizim të qëndrueshëm dhe të besueshëm të energjisë.

image

Network

Lagja ofron lidhje optike nga Telekom, A1 dhe TELENET, duke siguruar shpejtësi të lartë dhe cilësi të besueshme të internetit për të gjithë banorët.

image

Ndriçimi
publik

Ndriçimi publik është i instaluar në të gjithë lagjen për të siguruar vizibilitet dhe siguri gjatë natës, duke kontribuar në një ambient të sigurt dhe të këndshëm për të gjithë banorët.

image

Parking
për mysafir

Lagja ofron hapësira parkingu të dedikuara për mysafir që vijnë, duke siguruar lehtësi dhe qasje të rehatshme për automjetet e tyre.

image

Aksesi
në lagje

Aksesi në lagje është i kontrolluar me një sistem rampash që funksionon me kontroler fizik, internet (përmes aplikacionit që hap automatikisht portën kur afroheni), dhe thirje telefonike për siguri të shtuar.

image

Objekti
pranë portës

Objekti pranë portës do të përdoret për magazinimin e materialeve dhe veglave të nevojshme për mirëmbajtjen e lagjes, duke siguruar që të gjitha burimet e nevojshme janë në dispozicion për mbështetje dhe ruajtje të infrastrukturës.

image

Rrugë
dhe trotuare

Lagja është e pajisur me rrugë të asfaltuara dhe trotuare të shtruara me pllaka, duke ofruar një infrastrukturë të qëndrueshme dhe komode për të gjithë banorët. Ky sistem i rrugëve dhe trotuareve jo vetëm që siguron një estetikë të këndshme, por edhe mundëson lëvizje të lehtë dhe të sigurt për këmbësorët dhe automjetet.

Pyetje të shpeshta

1- Çfarë lloje banesash dhe shtëpish ofron Shega Residence?

Shega Residence ofron 25 shtëpi të ndara në tre tipe (Plani A1, A2 dhe Plani B) dhe 24 banesa moderne të ndara në dy ndërtesa.

2- Ku është dallimi mes planeve të shtëpive A1 dhe A2?

Shtëpia A1 ka strukturë me 2 kate (P+1), ndërsa shtëpia A2 posedon Bodrum dhe 2 kate (P+P+1).

3- A ka Shega Residence lehtësira për familjet me fëmijë?

Po, Shega Residence është afër shkollave, parqeve, dhe ka një ambient të sigurt dhe miqësor për familjet me fëmijë.

4- A ofrohet parkim për banorët?

Po, Shega Residence ofron parkim të dedikuar për të gjithë banorët, me hapësira të mjaftueshme për çdo shtëpi dhe banesë.

5- Si mund të rezervoj një shtëpi ose banesë?

Ju mund të na kontaktoni përmes faqes sonë të internetit ose të vizitoni zyrat tona për të mësuar më shumë rreth proceseve të rezervimit dhe mundësive të financimit.

6- A ka mundësi për rregullime të brendshme sipas dëshirës?

Po, ofrohet mundësia për personalizime të brendshme, përfshirë zgjedhjen e mobiljeve me pagesë shtesë, për të përshtatur shtëpinë ose banesën tuaj sipas shijeve dhe nevojave tuaja.

7- Çka parasheh mirëmbajtja?

Mirëmbajtja e Shega Residence parsheh pastrimin e rrugëve, largimin e borës, mirëmbajtjen e parkut të fëmijëve, si dhe koridorëve të ndërtesave dhe hapësirave të përbashkëta.

image

Një perlë e re në Tetovë

Caktoni
takim

Subjekti
Emri
Telefoni
Email
Mesazhi